Organizata e Kombeve të Bashkuara ka paralajmëruar qeverinë italiane, e cila po punon për mbrojtjen e emigrantëve azilkërkues ‘të braktisë ligjin e ri të rreptë, i cili kufizon operacionet e kërkim-shpëtimit të civilëve dhe të përmbahet nga kriminalizimi ata që shpëtojnë jetë në det’.

Komisioneri i Lartë i Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut, Volker Turk, tha se “e drejta e jetës dhe ndalimi i rikthimit nuk mund të hiqet. Çdo politikë e re nën gjendjen e jashtëzakonshme duhet të jetë në përputhje me Detyrimet e Italisë për të drejtat e njeriut”.

Italia është kthyer në një nga pikat më të nxehta të kalimit të emigrantëve. Kryeministrja italiane Giorgia Meloni është zotuar sedo të ndjekë politikë të rreptë për emigrantët e paligjshëm, megjithatë më shumë refugjatë kanë zbarkuar në brigjet e Italisë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb