Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka folur për mediat britanike lidhur me problemin që është krijuar në ishull me numrin e lartë të të rinjve shqiptarë që kalojnë kanalin e “La Manshit” me gomone dhe bëhen më pas azilkërkues në vend.

Prestigjiozja “The Sun” ka vizituar Tiranën, pasi një raport i Inteligjencës britanike zbuloi se 40% e emigrantëve që kalojnë aktualisht ilegalisht në Angli janë nga Shqipëria.

“Nuk është befasi që kaq shumë njerëz po shpërngulen në Britani pasi kjo ka vazhduar për një kohë të gjatë. Ajo që është befasuese është se sa pak po bën qeveria për këtë”, ka thënë Salianji kur i është kërkuar një koment mbi çështjen në fjalë.

Ndërkohë, teksa ka shpërndarë faqen e gazetës britanike në Facebook, deputeti demokrat shkruan se “qeveria turpi i Shqipërisë  nëpër botë!”.

Sipas, Salianjit “përveç qeverisë të gjithë janë të shqetësuar për emigracionin masiv, shpopullimin dhe trafikimin e qytetarëve”.

“Sipas raporteve zyrtare të qeverisë Britanike, katër nga dhjetë emigrantë që kalojnë ilegalisht kufirin në Angli janë shqiptarë!  Pavarësisht shqetësimit masiv të institucioneve dhe mediave në Britani, qeveria shqiptare nuk bën asnjë reagim publik, asnjë informacion, asnjë mesazh sensibilizues, aq më pak asnjë masë apo veprim për të parandaluar jo vetëm emigrimin por dhe riskun serioz për kthimin e emigrantëve në pre të rrjeteve te krimit të organizuar!”, shkruan Salianji.

299324742 607021914116207 5710205356032435936 N
299324742 607021914116207 5710205356032435936 N

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb