GREQI – Situata e emigrantëve në ishujt grekë vazhdon të jetë e rëndë. Në ishullin Mitilini sërish ka patur incidente për shkak të mbipopullimit nga numri i madh i emigrantëve që kanë shkuar aty. Të shumtë në numër, teksa prisnin me orë të tëra nën diellin e nxehtë pranë portit për t’u larguar me anije, emigrantët kanë filluan zënkat mes tyre. Më pas ka ndërhyrë policia dhe rojet e portit duke u përleshur me emigrantët. Mësohet se nga incidentet ka edhe të lënduar.
Në këto kushte, kryetari i bashkisë së Mitilinit ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme. Zyrtarët e ishullit thonë se dy muajt e fundit kanë hyrë nga ishulli i Lesbos mbi 85 000 emigrantë, ose më shumë sesa numri i popullsisë vendase. Pavarësisht nga përpjekjet për të sistemuar emigrantët, numri i hyrjeve është shumë më i lartë se ai i nisjeve, duke bërë që çdo ditë të grumbullohen pranë portit mbi 10 000 njerëz.
Sipas zyrtarëve, grumbullimi i kaq shumë njerëzve përbën problem të madh për menaxhimin dhe kujdesin ndaj tyre dhe një burim potencial i situatave të pakontrolluara.
(er.nu/news24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: