ITALI- Tensione në Prefekturën e Firences në Itali. Mësohet se 40 emigrantë somalezë kanë tentuar që të futen në ambientet e këtij institucioni, por janë ndaluar nga policia.

Kjo e fundit i ka penguar ata të hyjnë në Prefekturë, duke shkaktuar kështu përleshje mes tyre, ku nuk kanë munguar edhe shkopat e gomës.

Me banderola në duar ‘Stop vdekjeve, duam shtëpi’, ata njëzëri tentuan të hyjnë në institucion ku do të diskutonin për të ardhmen e tyre.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb