TIRANE- Ish-kryeministri Sali Berisha përmes një postimi në ‘Facebook’ ka publikuar mesazhin e qytetarit dixhital.

Ku i fundit i shkruan Berishës se lajmi që dha kryeministri Edi Rama se do të njiheshin patentat shqiptare në Greqi për emigrantët nuk është i vërtetë.

Ai ka treguar se si policia greke i mori patentën shqiptare, pasi sipas tij nuk ishte në dijeni të kësaj marrëveshje. Ndërkohë, Berisha nuk ka kursyer ironitë, ndërsa shton se emigrantët dixhitalë nxjerrin gënjeshtrat e kryeministrit Rama.

Kujtojmë se më 11 maj të këtij viti Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati, dhe Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikolaos Kotzias, nënshkruan në Souni të Greqisë marrëveshjen për Njohjen e ndërsjellë të Lejeve të Drejtimit të automjeteve.

MESAZHI TEK BERISHA
Habi e madhe?!
Emigranti dixhital nxjerr rrenacak piktorin deshtak!
Lexoni mesazhin e tij. sb
“përshëndetje Zoti Berisha
kam par disa nga lajmet gënjeshtra te Edi Rames për njohjen e patentave shqiptare ne Greqi… sapo na ndali policia greke dhe tërhoqi direkt patentën dhe sa e ka dëgjuar kurr kete marrëveshje….flm nese e bëni publike..”
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb