Një emigrant në Itali, i është bashkuar protestës së qytetarëve përpara kryeministrisë për rritjen e çmimit të naftës dhe produkteve të tjera bazë.

Ai tha se është tejet i mbushur nga pushtetarët, të cilët sipas tij kanë vjedhur e mashtruar popullin.

“Unë kthehem nga Italia vetëm për juve. Jam emigrant i vuajtur. Jam i mërzitur në maksimum. I bëj thirrje myslimanëve që të mos durojnë këtë. Jam i emocionuar, mezi e kam pritur këtë ditë. Jam i mbushur.

Ilir Meta, Sali Berisha, Edi Rama, ata injorantë, të ndyrë. Kanë vjedhur e mashtruar popullin. Myslimanët të ngrihen në këmbë, jemi këtu për liri, demokraci, rroftë Shqipëria. Vdekje tradhtarëve!”, tha qytetari.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: