DURRËS

Një emigrante shumë e dëshpëruar dhe e indinjuar ka kërkuar sot në Durrës të drejtën e saj për të votuar. Emigrantja që kishte ardhur enkas nga Austria për të votuar, tha për gazetaren Klodjana Haxhiaj se kishte aplikuar 4 javë më parë për kartën e Identitetit, por kur ka shkuar sot për ta tërhequr i kanë thënë që zyrat janë mbyllur.

“U drejtova tek ju për të kërkuar ndihmë. E kam pak të vështirë, nuk kam as internet. Jam informuar dhe më thanë që ditën e zgjedhjeve zyrat e Aleat janë të hapura, por sot janë mbyllur. Një qytetare më tha që qendrat kanë qenë të hapura dje, por jo sot. Jam juriste vetë, isha informuar mirë dhe më thanë që do të jenë të hapura dhe sot, por me sa duket jo”, tha qytetarja e cila priste për të votuar në rajonin numër 1 në Durrës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb