Çdo ditë raportohen dhjetëra emigrant shqiptarë po largohen drejt Britanisë së Madhe. Ky është kthyer në një problem shqetësues për qeverinë britanike, ndërkohë që mediat vendase raportojnë shpesh edhe për pasojat sociale që sjell një dyndje e tillë.

Mediat britanike flasin për shifra të frikshme që dalin nga raporti i qeverisë vendase.

Edhe pse vendi ynë nuk është në situata emergjente lufte si Ukraina, Siria apo Afganistani, sërish kreun e listës e mban Shqipëria.

Referuar shifrave të BBC-së, gjatë periudhës Janar e deri në Qershor të këtij viti 2165 shqiptarë janë larguar drejt ‘tokës së premtuar’. Vendin e dytë e zë Afganistani duke u pasuar nga Irani.

Në gjashtë muajt e parë të 2022, më shumë se gjysma e azilkërkuesve ishin nga tre vende: 18% vinin nga Shqipëria, 18% nga Afganistani, 15% nga Irani.

Numri i shqiptarëve që kalojnë kanaline “La Manche” është rritur ndjeshëm që nga viti 2021.

E91d6f38 02b2 484e 9cf1 Ddad1960da5b
E91d6f38 02b2 484e 9cf1 Ddad1960da5b

Vitin e kaluar iranianët ishin grupi më i madh, duke përbërë 30% të të gjithë mbërritjeve me varka të vogla. 21% të tjerë ishin irakianë dhe 9% sirianë.

Në vitin 2021, 75% e të gjithë mbërritjeve me varka të vogla ishin burra të moshës 18 deri në 39 vjeç, ndërsa rreth 5% të personave që arrijnë në brigjet britanike ishin burra të moshës 40 vjeç e lart.

Shtatë përqind ishin gra të moshës mbi 18 vjeç dhe 12% ishin fëmijë nën 18 vjeç (nga të cilët tre të katërtat ishin meshkuj).

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb