Kreu i PD, Lulzim Basha është ndalur sot në Kukës ku ka takuar qytetarët në verilindje të Shqipërisë.

Ai thotë se Kukësi është harruar nga qeveria dhe mes varfërisë i ofron vetëm emigrimin. Por Basha shprehet se të rintjë e pritën me zemrat plot me shpresë dhe frymëzuese për ta ndryshuar realitetin.

 

STATUSI I LULZIM BASHËS

Në Kukësin e varfëruar e të harruar nga qeveria, të rinjtë kërkojnë mundësi për të punuar, mundësi për të jetuar, mundësi për të zgjedhur. Emigrimi nuk është zgjedhja e tyre, por oferta e vetme e kësaj qeverie për ta. Megjithatë i gjeta me zemrat plot me shpresë dhe me vendosmëri frymëzuese për ta ndryshuar këtë realitet, një orë e më parë. Falemnderit të rinjve dhe të rejave të Kukësit për mikpritjen prekëse, për bisedat dhe për frymëzimin që jeni dhe përcillni! #PotëDëgjoj


(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb