Emilia Clarke lëshon një apel në Instagram dhe i kërkon fansave të dhurojnë për të luftuar emergjencën koronavirus. Objektivi është ai për të arritur 250 mijë stërlina për të rritur numrin e vendeve në spitalet angleze.

Artistja e ‘Games of Thrones’, që jeton në izolim, ka krijuar një gjetje gjeniale, duke i dhuruar 12 prej shumë dhuruesve, një darke virtuale me të.

“Do të krijojmë një klinikë rehabilitimi- shpjegon në një video mesazh-kështu pacientët që kanë pësuar dëme celetbrale, të kenë një vend ku të mos ndjehen vetem dhe të jenë të sigurtë. Duhet ta bëjmë për të liruar sa më shumë shtretër dhe të ndihmojmë ata që punojnë në spitale’.

Sa për darkën artistja paralajmëron:’Do të gatuajmë dhe do të hamë së bashku. Do të flasim për plot gjëra si izolimi, frika por do të flasim edhe për videot zbavitëse që qarkullojnë në rrjet. Por ju paralajmëroj, unë nuk di të gatuaj… përgatituni”.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb