Lojtari i Teutës, Emiliano Vila ka dhënë prononcimin e tij për mediat pas fitores 2-0 ndaj Tiranës.

“Vij pas një dëmtimi shumë të rëndë në brinjë. Në radhë të parë jam i kënaqur me tre pikët dhe me grintën e ekipit. E prisja këtë ndeshje duke ditur vlerat që ka ky ekip.

Ka qenë një ngërç i skuadrës dhe shpresoj që të vazhdojmë me këtë ritëm. Me këmbë në tokë, ne shpresojmë të vazhdojmë me këtë ritëm. Këto dy gola ia dedikoj presidentit Hasanbelliu që ka shpenzuar për mua në këto vite.

Martini është bërë si një baba i dytë këtu. Më ka ndenjur shumë pranë në momentet kur më vdiq babai. Përtej futbollit ai ka qenë me të vërtetë si një baba i dytë për mua” – u shpreh Emiliano Vila.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: