TIRANË

Nën masa të rrepta sigurie, Emiljano Shullazi, është trasferuar nga regjimi 41 biss për në ambjentet e Qendrës Spitalore Nënë Tereza, për t’ju nënshtruar disa ekzaminimeve.

I dënuari për gjobëvënie në grup të strukturuar kriminal dhe aktualisht nën akuzë zyrtare si organizator i vrasjes me eksploziv të biznesmenit Vajdin Lamaj në 2005, është shoqëruar nën masa të rrepta sigurie drejt spitalit, sipas një rekomandimi të bërë nga mjeku i burgut. Për të shmangur cdo rrezik për jetën e tij, i dënuari është trasferuar me automjet të blinduar.

“Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, në bashkëpunim me repartet RENEA të Policisë së Shtetit, shoqërojnë të burgosurin Emiliano Shullazi nga burgu 313 drejt QSUT, ku do t’i kryehet një vizitë e planifikuar nga mjekët. Menjëherë më pas, personi do të rikthehet në institucion sërish nën masa të rrepta sigurie”, njoftoi Ministria e Drejtësisë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb