Në ditën e të dashuruarve dhe në mënyrën më zyrtare, Emily Ratajkowski njoftoi lidhjen e saj me Eric Andre. Çifti i ri u zhvesh në dhomën e ndenjes dhe postoi foto në Instagram. Ai i shtrirë lakuriq në divan me pjesët e diskutueshme të mbuluara dhe ajo gjysmë e zhveshur para pasqyrës duke treguar të pasmet.

Ylli i Eric Andre Show thjesht ka komentuar postimin e tij: “Gëzuar Ditën e Shën Valentinit”, me një seri zemrash rozë me emoji me shigjeta.

Postimi i Ditës së Shën Valentinit duket se konfirmon thashethemet se pothuajse pesë muaj pasi ajo bëri kërkesë për divorc nga ish-bashkëshorti Sebastian Bear-McClard, Emily ka kthyer faqen në jetën e saj me Eric Andre.

  • foto galeri
  • foto galeri

Rreth një muaj më parë, kamera i kishte fiksuar teksa dilnin nga një restorant.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb