Emily Ratajkowski së fundmi është shfaqur në Javën e Modës në Paris me një pamje total xhins. E veshur për Loewe Pranverë/Verë 2023, xhinset e gjera të modeles binin lirshëm tek ijet, ndërsa xhaketa e saj ishte e lidhur përpara duke dhënë efektin e një dekolteje të zhytur. Sigurisht, Emily Ratajkowski nuk ka pasur kurrë frikë nga një pamje e guximshme, por kjo përfshinte një veshje mjaft klasike.

  • foto galeri
  • foto galeri

Duket se EmRata ishte shumë në trend me pamjen e saj të gjerë. Xhinset e ngushta janë jashtë mode (për momentin) dhe siluetat e relaksuara janë jashtëzakonisht të njohura siç dëshmohet pasi Rihanna kaloi verën dhe vjeshtën e veshur me pantallona të gjera (shpesh nga Balenciaga), Dua Lipa javën e kaluar kombinoi xhinse të gjera me taka dhe një xhaketë sportive lëkure, madje edhe Kate Moss i veshi xhinset të gjera në shfaqjen e fundit të Bottega Veneta.

Pra, nëse keni pritur një shenjë për të investuar në një palë xhinse të gjera, është koha e duhur.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb