Që kur në 2013 u bë e famshme falë videos së këngëtarit Robin Thicke, Emily Ratajkowski është pagëzuar si një prej femrave më seksi në botë. Në pamjet e videos së këngës Blurred Lines modelja kërcente topless rreth këngëtarit, duke shfaqur të gjithë sensualitetin e saj.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Kanë kaluar plot 7 vjet që atëherë por Emrata nuk e ka braktisur anën e saj hot, as tani që është shtatzënë.
Disa javë më parë Emily Ratajkowski njoftoi, nëpërmjet një seti fotografik për revistën Vogue, që ishte në pritje të fëmijës së saj të parë nga bashkëshorti, regjisori Sebastian Bear-McClard.

Ajo, e mrekullueshme dhe provokuese, ka treguar format në rritje në një seri fotosh artistike: ‘Po mësoj të njoh turpin tim të ri’, shkruante disa ditë më Instagram, duke treguar trupin e saj plotësisht nudo. Tani teksa ndodhet së bashku me një mikeshën e saj në një dyqan lulesh në Los Angeles, Emily Ratajkovski i ka lënë shumë pak vend imagjinatës. Për këtë dalje ajo ka zgjedhur një fustan bojë qielli që i nxirrte në pah format e saj rrumbullake. Me atlete Reebok dhe një maskë cope të Evolvetogether modelja kompleton veshjen e saj.

Ndoshta me ngjyrën e fustanit do vallë të zbuloj që bëhet fjalë për një bebe mashkull që pritet të vij? Modelja ka treguar në fakt që do të jetë vetë fëmija i saj që në moshën 18 vjeçare do të vendosë se çfarë gjinie do të jetë. Nuk duhet të gënjehemi nga ngjyrat e veshura nga Emily, sepse janë në modë. Për të ditur gjininë e bebes na duhet të presim më shumë se 18 vjet.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb