Një medalje, 12 vjet pa prekur alkool dhe drogë. Për të festuar një fitore kaq të rëndësishme Eminem ka dashur të ndajë me 30 milion fansat e tij në Instagram foton e mirënjohjes duke shkruar: ’I pastër prej 12 vjetësh, nuk kam më frikë’.

  • foto galeri
  • foto galeri

Dy vite më parë Eminem festoi 10 vitet e tij ‘esëll’ dhe kishte ndarë medaljen nga Cochella Festival duke pranuar që kishte nevojë për një ‘vullnet të hekurt për të mos rënë pre e tundimit’.
Tundim prej të cilit ka vazhduar të mos besojë se tani, pas dy vjetësh, mund të festojë vitin e 12 pa drogë dhe alkool.

Duke ndarë arritjet dhe sukseset, kjo është padyshim një gjest inkurajues për reperin, që i fton të gjithë fansat e tij të mos bien viktima të varësisë nga alkooli, duke treguar me një medalje ditët që kalojnë duke treguar se tani është një njeri ‘i pastër’.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb