Eminem publikon në mënyrë të papritur një album të ri. Dalja e ‘Music to Be Murdered’ është njoftuar në Twitter dhe është titulli i këngës, Darkness, i inspiruar nga Alfred Hitchcock.

  • foto galeri
  • foto galeri

Kënga shoqërohet edhe me një video në të cilën kërkohet të ndryshohet ligji për armët. Në video përshkruhet një shkëmbim zjarri gjatë një koncerti duke aluduar se është masakra e Las Vegasit ku në 2017 gjatë një koncerti në një festival muzikor një person i armatosur hapi zjarr mbi turmën duke masakruar 58 persona.

’Kur do mbarojë? Kur njerëzit do të interesohen mjaftueshëm’,- shkruhet në fund të videos. Më pas një ftesë për tu regjistruar për të votuar, mënyra e vetme për ta bërë zërin tuaj të dëgjohet, për të ndihmuar në ndryshimin e ligjit të armëve në Amerikë.

Music to Be Murdered është albumi i 11 i Eminem, për të cilin ai bashkëpunoi me Ed Sheeran, Young M.A., Juice WRLD (reperi 21 vjeçar që vdiq dhjetorin e shkuar) Skylar Grey, Don Toliver, Anderson .Paak, KXNG Crooked, Royce da 5’9″, Joell Ortiz.

Eminem konsiderohet MC më i madh i të gjitha kohërave me mbi 250 milion disqe të shitura në të gjithë botën dhe 15 çmime Grammy Awards.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb