Reperi Eminem ka zgjedhur dizajnin e realizuar nga Granit Bunjaku, një djalë nga Kosova, për albumin e tij të ri “The Eminem Shoë”.
Eminem kishte hapur një konkurs për dizajnin më të mirë për kopertinën e albumit të tij të ri, dhe Graniti ishte njëri prej konkurrentëve nga qindra mijëra që morën pjesë. Për të publikuar emrin e artistit fitues, reveri ka shkruar në faqen e e tij zyrtare në “Facebook”:
“Faleminderit të gjithëve që dërguat punët tuaja në kontestin tonë. Ju votuar për Granitin dhe ai doli në krye. Urime shok”.
I kontaktuar nga mediat në Kosovë, Granit Bunjaku ka rrëfyer se është frymëzuar nga tekstet e Eminem për realizimin e kopertinës së albumit, ku duken dy duar teksa mbushin mikrofonin me plumba.
“Frymëzimi më ka ardhur prej teksteve të Eminemit, prej fjalëve që ai i përmend në këngët e tij dhe që ia drejton masës”,- ka thënë Bunjaku.
Megjithatë, i riu kosovar nuk e veten “adhurues të Eminem”. “E dëgjoj Eminemin dhe më pëlqen, por nuk mund të them se jam një fans i flaktë i tij. E dëgjoj atë sikurse se i dëgjoj edhe plot artistë të tjerë”, – tha ai.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: