Manchester United është në një tranzicion, pasi pronarët aktualë po kërkojnë ta shesin. Janë lakuar disa blerës potencialë, ku në skenë është edhe Emiri i Katarit, që flitet se ka një ofertë 4 miliardë paund përpara se të skadojë të premten afati i pritjes nga familja Glejzër.

Sheiku Al-Thani do të dorëzojë ofertën përmes Autoritetit të Investimit të Katarit, që ka një buxhet prej 370 miliardë paundësh. Familja Glejzër dëshironin 6 miliardë paund për shitjen e aksioneve, por emiri nuk beson se vlera e klubit anglez i kalon 4.5 miliardë paundët dhe nuk do të bëjë një ofertë më të lartë se kaq.

Sheiku Tamim, pasuria personale e të cilit është 1.6 miliardë paund, është gjithashtu edhe pronari i PSGsë, përmes kompanisë “Qatar Sports Investment”. Kjo do të thotë se ai duhet ta regjistrojë pronësinë e klubit të Manchester United në rast se do të shpallet fitues, me një personel të ndryshëm, në mënyrë që të dy klubet europiane të kenë mundësi që të marrin pjesë në kupat evropiane.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb