HH Emiri i Shtetit të Katarit Sheikh Tamim bin Hamad Al Thani njoftoi dje të enjten, mbështetjen e Aleancës Globale për Vaksinat dhe Imunizimin me një vlerë prej 20 milion USD.

Kjo zotim u njoftua gjatë fjalimit të Emirit të Katarit në punimet e Samitit Global të Vaksinave 2020, i cili u mbajt në Londër më 4 qershor.

Sheikh Tamim bin Hamad Al Thani theksoi se Shteti i Katarit nuk ka kursyer asnjë përpjekje për të rritur reagimin e shpejtë në përballjen me pasojat serioze të krizës. Ai shtoi se nisur nga solidariteti njerëzor, Shteti i Katarit ka ofruar ndihma me pajisje mjekësore dhe ka dërtuar spitale në terren në më shumë se 20 vende të botës, krahas kontributit financiar me 140 milion dollarë për institucionet shumëpalëshe të kujdesit shëndetësor, të cilat po punojnë për zhvillimin e vaksinave.

Me këtë rast, Emiri i Shtetit të Katarit i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar të punojë bashkarisht për sigurimin e ilaçeve dhe pajisjeve mjekësore të nevojshme për të gjitha vendet. Ai riafirmoi mbështetjen e Katarit ndaj OBSH-së për koordinimin e përpjekjeve në luftën kundër pandemisë Covid-19, dhe për forcimin e gatishmërisë globale për tu përballur me sëmundjet infektive në të ardhmen.

Vlen të përmendet se nën direktivat e HH Emirit të Shtetit të, Katarit një dërgesë me 10 ton materiale mjekësore mbërriti në Shqipëri më 13 Maj 2020 në mbështetje të sistemit shëndetësor shqiptar për të luftuar pandeminë COVID-19.

“I shpreh falëndimet dhe vlerësimet Kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar z. Boris Johnson, për organizimin e kësaj konference të rëndësishme.
Pandemia e COVID-19 përbën një sfidë dhe kërcënim të paprecedentë në të gjitha nivelet për tërë njerëzimin. Në mungesë të një vaksine apo kure efektive, disa vende dhe shoqëri janë ballafaquar me zgjedhjen midis dy opsioneve, njëra më e hidhur se tjetra: ose të parandalojnë me bllokime që mund të dëmtojnë ekonominë, ose të vënë jetën e njerëzve në rrezik duke zgjedhur të mos sakrifikojnë ekonominë. Disa vende kanë zgjedhur zgjidhje komprometuese duke kombinuar vazhdimin e bashkëjetesës me pandeminë dhe luftuar atë në të njëjtën kohë.
Kjo krizë ka treguar se nuk ka asnjë alternativë tjetër veç bashkëpunimit ndërkombëtar dhe shkëmbimit të përvojave, të cilat kërkojnë dyfishimin e përpjekjeve të përbashkëta për të zhdukur COVID-19 me vaksina e kura efektive, dhe me përgatitje për tu përballuar epidemitë e reja në plan afatgjatë.
Shteti i Katarit nuk ka kursyer asnjë përpjekje për të rritur reagimin e shpejtë ndaj pasojave serioze të krizës, dhe ka marrë menjëherë të gjitha procedurat dhe masat parandaluese për të zvogëluar ndikimin e krizës, si dhe për të mbrojtur qytetarët dhe rezidentët në të.
Nisur nga solidariteti njerëzor, ne kemi ofruar asistencë mjekësore për më shumë se 20 vende të botës sa i përket furnizimit me pajisje mjekësore dhe ndërtimit të spitaleve në terren, krahas ofrimit të një kontributi financiar në vlerë prej 140 milion dollarë për institucionet shumëpalëshe të kujdesit shëndetësor që punojnë për zhvillimin e vaksinave dhe sigurimin e efikasitetit të kujdesit shëndetësor, veçanërisht në vendet më pak të zhvilluara.
Me këtë rast, i bëj thirrje komunitetit ndërkombëtar të punojë bashkarisht për të garantuar drejtësi në sigurimin e ilaçeve dhe pajisjeve mjekësore të nevojshme për të gjitha vendet”, deklaroi ai.

Ai shtoi se Shteti i Katarit përsërit mbështetjen e tij për Organizatën Botërore të Shëndetësisë (OBSH) në përpjekjet e saj koordinuese për të luftuar pandeminë COVID-19, dhe për të rritur gatishmërinë globale për t’u përballur me sëmundjet infektive në të ardhmen.

“Dua të njoftoj një premtim të ri prej 20 milion dollarësh nga Shteti i Katarit për Aleancën “GAVI” (Aleanca Globale për Vaksinat dhe Imunizimin).
Si përfundim, i ritheksoj Mbretërisë së Bashkuar falënderimet e mia për organizimin e kësaj konference, duke shpresuar se ajo do të realizojë objektivat e saj të dëshiruara”, tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb