Sekretarja për Marrëdhëniet me publikun e ish-kryeministrit Sali Berisha, Jola Hysaj deklaron se i tërë qyteti i Durrësit është zhytur në mbeturina, teksa taksat e qytetarëve shkojnë në inceneratorin e Tiranës.

Hysaj shkruan se qytetarët e parë kanë filluar sezonin e plazhit, por mbetjet janë në çdo skaj dhe rëra nuk është pastruar. Ajo thekson se e tërë vija bregdetare i përzë turistët, nuk i mirëpret.

POSTIMI I PLOTË
Durrësi i ndotur, taksat e qytetarëve shkojnë në inceneratorin e Tiranës
Në javën e fundit të fushatës elektorale, pasi shpenzoi paratë e qytetarëve për tendera gjelbërimi e asfalt elektoral, Emiriana Sako paguan për inceneratorin e Tiranës, por zhyt qytetin në mbetje.

Qytetarët e parë kanë filluar sezonin e plazhit, por mbetjet janë në çdo skaj dhe rëra nuk është pastruar. E tërë vija bregdetare i përzë turistët, nuk i mirëpret.

Edhe pushuesit, shqiptarët nga Kosova e kanë braktisur Durrësin pikërisht për shkak të situatës alarmante ku ndodhet. Çfarë ndodh me taksat e qytetarëve? Ku shkojnë paratë e tyre?

Turizmi është pika më e fortë, ku durrsakët arrijnë të punojnë e mbledhin të ardhura teksa mirëpresin qytetarë nga brenda dhe jashtë vendit. Por këtë vit me këtë gjendje dramatike, ku ujërat e zeza vijojnë të derdhen në det, papastërtia kalon imagjinatën, duket se e vetmja gjë që mund të bëjnë qytetarët është të largohen.

Pasi u goditën nga tërmeti, nga pandemia, ia arritën të mbijetojnë, por tani i fundos bashkia me një të rënë të lapsit duke e lënë vijën bregdetare në atë gjendje të tmerrshme.
#14maj #VotoNr1 #BashkëFitojmë #voto #nr1 #IgliCara

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb