Krydemokrati Sali Berisha ka deklaruar se ka emisarë të kryeministrit Edi Rama që dalin në zyra e Parlamente me ccanta me para, ndërsa kërcënoi se do të publikojë emrat dhe mbiemrat e tyre.

“Unë jam marrë me denoncimet e bandave kudo që janë. Pse e  bëj, jo se më kanë kërcënuar mua, por ju kanë qytetarët, biznesin, gazetarët. Ai tjetri donte të zgjedhte rektorin. A mund të zgjidhet rektori nga bandat?

Ka emisarë të Ramës që shëtisin në zyra dhe Parlamente me çanta me para. Ata kanë emër dhe mbiemër dhe unë do ua nxjerr emrin dhe mbiemrin.  Ndaj dhe ne duhet të dalim para udhëheqjes evropian për t’i treguar se ne nuk jemi të lirë”, tha kreu i PD.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: