“Bisha nga Lindja”, ose stuhia Emna siç është ashtuquajtur vala e motit të keq, shoqëruar me dëborë dhe temperatura ekstreme minimale në të gjithë Europën, ka shkaktuar deri tani 55 të vdekur, njoftoi sot BBC-ja.

Situata më e rëndë paraqitet në Poloni, ku numri i viktimave, shumica të pastrehë, ka arritur në 21.
“Shtatë të tjerë janë regjistruar në Sllovaki dhe gjashtë në Republikën Çeke”, shtoi BBC-ja.

“Ndërmjet viktimave janë edhe tre në Spanjë, pesë në Lituani, katër Francë dhe dy në Serbi, Itali, Slloveni dhe Rumani. Në Britaninë e Madhe ka vdekur një person”, përfundon BBC.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb