Nëse Adele është dehur pas koncertit të Spice Girls, për Emma Stone- një fanse e bandës britanikë- gjërat kanë shkuar më keq.

Artistja ka rënë gjatë koncertit në Wembley dhe ka thyer shpatullën. Sipas asaj që shkruan ‘The Sun’, tani janë në rrezik edhe xhirimet e filmit ‘Cruella’.

Dukej që Emma ishte shumë e emocionuar dhe këndonte mbi shpatullën e një mikut të saj, që ka humbur ekuilibrin dhe ka rënë në tokë.

Në fillim aktorja pati vetëm një dhimbje të madhe dhe mendoi që bëhej fjalë vetëm për një goditje të lehtë. Në të vërtetë bëhet fjalë për një frakturë që e ka detyruar yllin e çmimit Oscar të marrë ca kohë pushime.

(da.xha/BalkanWeb)

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb