Nga një Harry magjistar tek një Harry princ. Në jetën e Emma Watson ky është një emër që mesa duket s’do i ndahet asnjëherë.

Zërat për një lidhje mes Princit Harry dhe Watson qarkullojnë prej disa kohësh, por është revista australiane “Womans Day” e cila pohon se mes Princit dhe yllit të filmit “Harry Potter” ka nisur një romancë.

Të dy duket se frekuentohen prej pak kohësh, në fshehtësi të plotë dhe larg paparacëve. Revista pretendon se Watson dhe Princi Harry janë takuar në një mbrëmje mes miqsh të organizuar nga ky i fundit në dhjetor të vitit të shkuar dhe që prej asaj kohe ata janë bashkë.

E teksa mediat rozë aludojnë për lidhjen në fjalë, në rrjete sociale, fansat kanë shpërthyer në komente nga më të larmishmet, duke ironizuar faktin se “Hermione lidhet me Harry -n”, duke iu referuar personazheve në filmin “Harry Potter”, ku Watson luan rrolin e Hermione, mikeshës së Harry.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb