Presidenti francez, Emmanuel Macron denoncoi “lojën e rrezikshme” të Turqisë në Libi, të cilën e konsideron kërcënim për rajonin dhe Europën.

“Mendoj se Turqia po luaj një lojë të rrezikshme në Libi, duke u dalë kundër të gjitha angazhimeve të marra gjatë konferencës së Berlinit”, -tha presidenti francez, pas takimit në Elize me homologun tunizian Kais Saied.

Të shtunën ishte një zyrtar turk ai që sulmoi “mbështetjen” e Francës ndaj gjeneralit Haftar.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb