I është dashur të presë një karrierë të tërë por në fund ja ka dalë. Henry Winkler, i paharruari Fonzie i sitkomit Happu Days ka marrë Emmy e tij të parë në edicionin e 70 Oscarit të televizionit, që për herë të dhjetë është mbajtur në skenën e Microsoft Theater të Los Angeles.

Ylli që sot është 72 vjeç , është vlerësuar si aktori më i mirë jo protagonist, brilant për rolin e Gene Cousineau in Barry.

Edicioni 2018 i Emmy do të kujtohet ndër të tjera për triumfin e serive komike Fantastikja zonja Maisel, që ka marrë plot 5 çmime. Mes miniserive ajo që ka bërë bujë ka qenë edhe The Assassination of Gianni Versace: American Crime Story.

Cmimi më i mirë, ai për seritë më të mira dramatike, shkoi për sezonin e shtatë të II Game of Thrones.
(da.xha/BalkanWeb)

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb