Kristjan Asllani është gati të vesh fanellën e Inter. Nuk ka më asnjë dyshim në lidhje me ketë pjesë, është thjeshtë çështje procedurash për të zyrtarizuar një nga lëvizjet më të bujshme për legjionarët kuqezi. Për të përshpejtuar këtë kalim ka menduar vetë presidenti i Empolit, Fabrizio Corsi:

“Pak ditë më parë u takuam me babain e Kristjan, përcillte lumturi por dhe keqardhje që largohej nga realiteti jonë, pasi këtu erdhi që në moshën 8 vjeçare.

U ndamë të emocionuar por edhe të prekur, tani Asllani do të bëjë një rrugëtim tjetër për të treguar që është në lartësinë e Interit. Do të jetë emocionuese ta shoh duke luajtur në Champions”, u shpreh ndër të tjera presidenti i Empolit.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: