Mbrojtësi i Kombëtares, Marash Kumbulla, është tepër emocionuar që do të jetë pjesë e finales së Ligës së Konferencës në Tiranë më datën 25 maj.

Këtë gjë shqiptari e ka shprehur haptazi, nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare në Instagram, teksa shkruan se në “Air Albania” do të luajnë një pjesë të historisë me Romën, duke e cilësuar duelin ndaj Fejnordit si një përballje unike.

“Në këtë stadium do të luajmë një pjesë të historisë së Romës. Është një emocion unik të përfaqësoj ngjyrat verdhekuqe në një finale europiane në Shqipërinë time, dhe njëkohësisht të pres në Tiranë një pjesë të Italisë, vendin ku kam lindur dhe jam rritur. Jam i sigurt se Tirana do të na bëjë të ndihemi njësoj sikur po luajmë në “Olimpico”. Daje Roma”, shkruan Kumbulla.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Marash Kumbulla (@maxkumbulla)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: