Pas shumë vitesh pritje, Endi Dumani ka përqafuar nënën e tij pas kthimit nga Siria. Lot e përqafime pa fund, emocione që prekin zemrat e çdo shqiptari. “Endri, i bukuri mamit. Endri, rrushi mamit. Puthe pak mamin, ta marr mami të keqen, oh zemra e mamit. I bukuri mamit. Shiko dajën. Oh sa i mire që qenke bërë ti”, shprehet nëna mes lotësh.

Ndërkohë, kryeministri Edi Rama pohoi se do të kishte dashur që të sillte në Shqipëri edhe vajzën, Evën.

“Është pak më e kompiluar për vajzën. Shpresoj se shumë shpejt do ta sjellim dhe vajzën. Do takohemi bashkë me vonë dhe do ta shpjegoj.”, tha Rama.

Për të shtensionuar situatën kryeministri tregoi dhe një episod me humor sa i takon takimit të tij me 11-vjeçarin. Ai tha se Endri sapo e kishte parë, i kishte thënë Ramës se; “Sa qenke plaku”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb