TIRANE

Këngëtarja e njohur Barbana Dini e cila prej kohësh po jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, disa muaj më parë zbuloi se kishte gjetur dashurinë e jetës dhe konfirmoi zërat se ishte fejuar.

E së fundmi artistja zbuluar se është në një pritje të ëmbël. Lajmin e ka bërë të ditur vetë partneri i saj me anë të disa fotove ku këngëtarja shihet me barkun e rrumbullakosur. Sakaq ai e ka uruar Barbanën dhe të ëmën e tij për ‘Ditën e nënës’ ku krahas imazhit shkruan:

“Gëzuar ditën e nënës për nënën time dhe për nënën e fëmijës tim”.

Kujtojmë se njeriu që i ka rrëmbyer zemrën këngëtares, është një biznesmen shqiptar që jeton në Shtetet e Bashkuara me origjinë nga Shkodra, qyteti ku ka lindur dhe Barbana.

Burime pranë saj kanë treguar se ka qenë pikërisht një njohje familjare që ka bërë të mundur takimin dhe lidhjen e tyre. Këngëtarja preferoi disa kohë që ta mbante të fshehtë identitetin e partnerit të saj por tashmë ajo nuk e fsheh më.

  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb