Një vajzë me aftësi ndryshme, e quajtur Ela, ishte këtë mbrëmje në emisionin “Shqiptarët për Shqiptarët”, në Neës24, prej ku dhuroi emocione të forta.
18-vjeçarja nga Kosova, me Sindromën Down, ka vendosur të dhurojë një shumë parash për të gjithë personat e prekur nga tërmeti i fuqishëm i 26 nëntorit.
Ajo ishte sot në emision së bashku me personin që e ka punësuar, ku ky i fundit tregoi si ishte përjetuar lajmi i tmerrshëm i tërmetit në Shqipëri.
Ai tha se Ela kishte thënë se donte të dhuronte një pjesë të pagës së saj për shqiptarët, ndërsa pjesë e ndihmës është bërë edhe vetë ai. Ata e kanë dhuruar shumën e tyre në fondacionin e Elvis Naçit “Firdeus”.
(BalkanWeb)