Nedim Bajrami është një nga talentet më të diskutuar të Empolit në vitin e fundit. Fantazisti shqiptar ka bindur me paraqitjet e tij dhe u kthye shpesh në një pikë referimi për skuadrën gjatë periudhës kur ajo siguroi rezultatet që i mundësuan të mbijetonte qetësisht në Serinë A.

Por në klubin e Empolit, pavarësisht elozheve të trajnerit Paolo Zaneti, nuk ka të pashitshëm, siç është filozofia e toskanëve. Ndaj edhe Bajrami mund të largohet me ofertën e duhur, që në këtë rast është 10 milionë euro.

Kjo është shuma që kërkon Empoli për lojtarin dhe për të cilën ka kërkuar një përgjigje nga Fiorentina, e cila është interesuar për të vazhdimisht në këtë periudhë. Klubi i qytetit të Firences, edhe pse ka mohuar bisedimet me Empolin, vazhdon të jetë i interesuar për të dhe sipas “La Nazione”, nuk frikësohet as nga kërkesa ekonomike prej 1,2 milionë eurosh në sezon që ka futbollisti shqiptar.

Megjithatë, ka ardhur koha që të marrë një vendim pasi Empoli i ka kërkuar që të bëjë të qartë pozicionin në këto diskutime sa më shpejt, në mënyrë që të dy skuadrat të bëjnë planet për sezonin e  ri, me apo pa fantazistin shqiptar.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb