Empoli hedh një tjetër hap të rëndësishëm për të qëndruar në elitën e futbollit italian. Vendasit siguruan një trepikësh të artë duke mposhtur me përmbysje Fiorentinën, ekip që vetëm një javë më parë i shkaktoi Milan humbjen e parë sezonale. Trajneri Andreazzoli nuk preferoi asnjë nga shqiptarët në formacionin titullarë, Ismajli vijon të qëndrojë në stol, ndërsa Nedim Bajrami u hodh në fushë si zëvendës në pjesën e dytë, menjëherë sapo Fiore kaloi në avantazh me të përhershmin Vlahovic.

Empoli
Empoli

Pikërisht hedhja në fushë e fantazistit kuqezi i dha ofensivës së Empolit një tjerë fizionomi. Në minutën e 87-të barazuan shifrat me Bandinelli ndërsa dy minuta më pas Pinamontti përmbysi rezultatit duke sigluar shifrat përfundimtare në 2-1. Në të dyja golat, Bajrami ishte protagonist absolut, mbi të gjitha në golin e përmbysjes ku dhuroi një asist perfekt.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb