Mattia Destro është lojtari më i ri i Empolit. Klubi i njohur i Serie A ka nënshkruar me sulmuesin një kontratë një vjeçare.31 vjeçari ka një karrierë të pasur në Serie A. Destro fillimisht luajti për Genoa, më pas kontribuoi për Romën. Nuk mund të lihet pa përmendur një sezon te Milan.  Italiani, gjithashtu, ka qenë pjesë e Bolognas për dsia sezone me radhë. Së fundmi ka qenë i sistemuar te Genoa.

Empoli i shqiptarëve ka bërë disa ndryshime  për edicionin e ri futbollistik, si ndryshimi i trajnerit, apo edhe disa largime me peshë. Tani është koha për disa afrime të rëndësishme.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: