Paolo Zanetti është trajneri më i ri i Empolit. Klubi i Serie A ka nënshkruar një kontratë 2 vjeçare me teknikun dhe lajmin e ka bërë publik në rrjetet sociale.

“Klubi i futbollit Empoli njofton se drejtimin teknik të ekipit të parë ia ka besuar Paolo Zanettit. Trajneri ka nënshkruar një kontratë dyvjeçare me opsion rinovimi edhe për një sezon” – shkruan klubi.

39 vjeçari nis të trajnojë kështu për herë të parë në një nivel kaq të lartë, pasi më parë ka qenë “timonier” i skuadrave modeste si Ascoli, Sudtirol dhe Venezia.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb