ITALI

Empoli është kthyer tashmë në koloninë shqiptare të Seria A. Ekipi që vetëm pak ditë më parë surprizoi Juventusin duke e mposhtur në ‘’Allianz Stadium’’ ka firmosur me Saimir Ujkanin.

Ish-portieri i Shqipërisë, Ujkani do të gjejë tek Empoli shqiptarët Nedim Bajrami dhe Ardian Ismajli që luajnë aktualisht me kombëtaren.

33-vjeçari së fundmi ishte pjesë e Torinos ndërsa tek Empoli pritet të jetë portier i tretë ose i katërt.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb