Ditë të nxehta në shtëpinë e Empolit. Klubi i Serie A po pret oferta për disa futbollistë, çka do i mundësonte atyre përfitimin e parave për ndonjë blerje të mundshme.

Sipas medieve italiane, Empoli do pranonte të privohej nga shërbimet e Nedim Bajramit vetëm në rast të ndonjë propozimi të pa refuzueshëm.

Nëse mesfushori kuqezi largohet, gati janë edhe alternativat. Në rast shitjeje të Bajramit, Empoli do hidhet në sulm për afrimin e Mattia Aramu, 27 vjeçarin e Venezias.

Vetëm në sezonin e fundit, Aramu ka shënuar 7 gola dhe ka asistuar 5 herë.

R555

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: