ITALI

Policia italiane e Katanias ka arrestuar dy trafikantë shqiptarë të drogs, të cilëve iu janë sekuestruar rreth 70 kilogramë marijuanë. Në prangat e karabinierisë kanë rënë Beshir Doraci 32 vjeç dhe Leonard Xhafa 28 vjeç.

Forcat e rendit ushtruan një kontroll “të fortë” policor që bëri të mundur identifikimin e shqiptarit Beshir Doraci, i cili mbërriti në portin e Messinës me tragetin e linjës nga Kalabria e me automjetin e tij tip BM, shkruajnë mediat italiane.

  • foto galeri
  • foto galeri

Së bashku me të, por me tjetër automjet udhëtonte Leonard Xhafa. Karabinierët italianë ndoqën në distancë udhëtimin e tyre nga Porti i Mesinës në brendësi të tokës siciliane. Në daljen San Gregorio të autostradës u bë ndalimi i 2 trafikantëve shqiptarë.

Në automjetin e drejtuar nga Leonard Xhafa u gjetën sasi të mëdha kanabisi. Në rast se droga do të shitej në treg, nga ajo do të fitoheshin 160 mijë euro. Shqiptari tjetër i arrestuar në këtë operacion quhet Beshir Doraci e ishte i njohur nga policia italiane, pasi kishte precedente penale.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb