Policia britanike po vijon kërkimet për dy adoleshentë shqiptarë që rezultojnë të zhdukur që prej muajit nëntor. Elton Nikolli dhe Han Oruci, të dy 16 vjeç, kanë humbur gjurmët me shtëpinë pak pasi se të mbërrinin në Angli nga Shqipëria.

Mediat britanike raportojnë se policia e Hampshire ka zbuluar detaje që rritin shqetësimet për mirëqënien e dy shqiptarëve.

Portsmouth.uk shkruan se Eltoni u pa për herë të fundit në Havant më 11 nëntor, i veshur me xhinse të zeza dhe një bluzë të kuqe me kapuç, si dhe xhaketë lëkure gri.

Ndërsa shoku i tij Han Oruci u pa për herë të fundit më 6 nëtor. Të dy djemtë besohet të kenë qenë bashkë që nga momenti i zhdukjes së tyre. Policia ka kërkuar ndihmën e qytetarëve britanikë nëse i kanë parë dy të rinjtë e zhdukur duke i ftuar të telefonojnë në numrin 44160426178 për Elton Nikollin si edhe në numrin 44160420030 për Han Orucin.

(e.f/ BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb