FUSHË-KRUJË

Një automjet tip ‘Benz’ është përplasur me një kamionçinë afër Urës së Gjolës në Fushë-Krujë.

BalkanWeb mëson se automjeti me targa AB405BH drejtohej nga Fatjona Hafuzi, kurse kamionçina me targë K097A nga Gëzim Baçi.

Drejtuesit kanë marrë plagë të lehta dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

 

NJOFTIMI NGA POLICIA

Krujë/Informacion paraprak

Më datë 22.09.2020, rreth orës 11:30, në Fushë Krujë, një mjet me drejtuese shtetasen F.H., është përplasur me një tjetër mjet me drejtues shtetasin G.B., i cili është dërguar në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb