Një person ka rënë në pranga dhe një tjetër është proceduar penalisht për armëmbajtje pa leje dhe për shpërndarje të lëndëve narkotike.

Sipas policisë në pranga ka rënë 25-vjeçari Armand Marku dhe është proceduar penalisht 30-vjeçari Anduel Dedgjonaj.

Gjatë kontrollit në automjetin e 30-vjeçarin janë sekuestruar lëndë narkotike, ndërsa në banesën 25-vjeçarit A.M., janë gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri pistoletë, krehër kallashnikovi, municione luftarake të kalibrave të ndryshme, doza me lëndë narkotike të dyshuar cannabis sativa dhe një peshore.

Mirditë-Informacion-

Goditet një tjetër rast i armëmbajtjes pa leje dhe i shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza.

Sekuestrohen armë zjarri pistoletë, municion luftarak dhe lëndë narkotike e dyshuar cannabis sativa.

Vihet në pranga 1 shtetas, procedohet penalisht 1 shtetas tjetër.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mirditë, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë në fushën e narkotikëve dhe të armëmbajtjes pa leje, mbi bazën e informacioneve të siguruara në rrugë operative se një shtetas që qarkullonte me automjet shpërndante lëndë narkotike, në Rrëshen, kanë ndaluar mjetin tip “Ford” me drejtues shtetasin A. D. dhe pronar shtetasin A. M.

Gjatë kontrollit të ushtruar ndaj drejtuesit të mjetit, shtetasit A. D., shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale doza me lëndë narkotike.

Në vijim të kontrolleve, në banesën e pronarit të mjetit, shtetasit A. M., janë gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri pistoletë, krehër kallashnikovi, municione luftarake të kalibrave të ndryshme, doza me lëndë narkotike të dyshuar cannabis sativa dhe një peshore.

Në përfundim të veprimeve, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit: A. M., 25 vjeç, banues në Gëziq, Mirditë, si dhe u procedua penalisht shtetasi A. D., 30 vjeç, banues në Rrëshen.

Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: