Nga operacioni i zhvilluar nga SPAK në pranga kanë rënë dy policë.

Adriatik Logli dhe Fejzo Meçaj të cilët akuzohen për shpërdorim detyre, janë arrestuar.

Gjatë hetimeve ka rezultuar se shtetasit Fejzo Meçaj me detyrë punonjës policie në Komisariatin e Policisë, Tepelenë dhe Adriatik Logli me detyrë punonjës policie në Drejtorinë Vendore të Policisë, Gjirokastër, kanë konsumuar elementë të veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.

Për këta shtetas është caktuar masa e sigurimit personal “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K. Pr. Penale.

I Arrestuari

(I arrestuari Adriatik Logli)

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb