Një aksident ka ndodhur në fshatin Trashovicë të Gramshit, ku automjeti tip Benz ka aksidentuar dy persona.

Gazetari Shkëlzen Henkoja raporton për “Balkanweb” se të aksidentuarit janë jashtë rrezikut për jetën.

Ata ndodhen në Urgjencën e Spitalit të Gramshit. Makina e aksidentuar është me targat TR 2231 N.

Të aksidentuarat janë shtetaset Liri Baku 58 vjece dhe Dare Rrengu 65 vjec. Ndërsa, drejtues i automjetit që ka shkaktuar aksidentin ka qenë Eni Tace 30 vjec.

(d.xh/ balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb