Gjashtë shpërndarës droge që shisnin kokainë në të gjithë Jug-Perëndimin e Anglisë janë burgosur.

Burrat, tre prej tyre nga Gloucester, morën dënime në total më shumë se 45 vjet sot (30 prill) për rolin e tyre në trafikun e drogës. Dënimi u dha pas një hetimi nga oficerët e Njësisë së Krimit të Rëndë dhe të Organizuar në Gloucester, që kanë mbledhur prova për këtë trafik të lëndëve të forta narkotike.

Hetimi, përqendruar në Gloucester, London, Hampshire, Devon dhe Uest Midlands, çoi në sekuestrimin e 3 kilogramëve kokainë dhe më shumë se 150 000 £ po ashtu të konfiskuara, shkruajnë mediat e huaja.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Dy vëllezër, Luciano Giaquinto, 53 vjeç, nga Barton Street, Gloucester dhe Andreë Giaquinto, 58 vjeç, nga Overbury Road, Gloucester, po përdornin një rrjet kriminal shqiptar me qendër në Londër për të blerë drogën. Më 22 Prill 2020, oficerët e mbikëqyrjes dëshmuan se Luciano linte adresën e tij në zonën Barton Street të Gloucester dhe u takua me një automjet që kishte udhëtuar nga Londra atë mëngjes. Drejtuesi i automjetit ishte Anesti Koreta, një ndërlidhës që punonte me rrjetin kriminal.

Detektivët më vonë zbuluan se Luciano kishte organizuar takimin përmes anëtarëve të tjerë të grupit shqiptar të krimit. Gjatë këtij takimi, Luciano mblodhi 1 kg kokainë, të cilën më vonë e çoi në shtëpinë e vëllait të tij, para se të shihej duke u larguar me një qese plastike me 38,000 £ brenda. Ofierët arrestuan dy vëllezërit, përpara se ata të tentonin ta hidhnin drogën në tualet.

Koreta, i moshës 42 vjeç, nga Upton Road, Edmonton, u ndalua ndërsa udhëtonte përsëri drejt Londrës dhe iu gjetën më shumë se 38,000 paund që i mbante me vete. Të tre u akuzuan për trafik për të furnizuar zonën me kokainë dhe u deklaruan fajtorë.

Hetimi doli në përfundimin se Dhimitri Gjinin, vjeç 41, nga Sandringham Road, Golders Green, e kishte dërguar Anesti Koreta të takohej me Lucianon. Më 8 maj, oficerët e mbikëqyrjes ndoqën Gjinin në Treduorth dhe panë se si Uzair Kadodia u takua me të. Kadodia mbante një çantë që më vonë u gjet se përmbante më shumë se 60,000 paund. Kadodia mbeti në automjetin e Gjinit për një kohë të shkurtër dhe më pas u largua me një çantë tjetër. Kadodia u ndalua, ndërsa ishte gati të kthehej në shtëpi dhe oficeri gjeti 2 kg kokainë në çantë.

Gjini u ndalua, ndërsa ai u përpoq të largohej nga qarku, oficerët gjetën 60 000 paund. Ai u deklarua fajtor për trafik kokaine dhe pastrim parash.

Detektivët identifikuan se Gjini dhe Koreta kishin punuar së bashku për disa kohë, me Koretën që u dërgua në Exeter, Gloucester dhe Aldershot për të shpërndarë kokainë. Në total, 6 kg kokainë ishin furnizuar gjatë pesë rasteve, me një vlerë rruge prej 600 000 paund. Hetimet e mëtejshme identifikuan se Dashnor Pali ishte çelësi për furnizimin me kokainë të vëllezërve Giaquinto si dhe të Kadodias.

Hetimet zbuluan se ai ishte deportuar pasi ishte dënuar në 2018 me pesë vjet burgim për furnizim me kokainë. Pali ishte kthyer në Ministrinë e Brendshme, para skadimit të dënimit të tij dhe po përdorte një emër të rremë për të fshehur identitetin e tij. Më 7 korrik 2020, oficerët arrestuan Palin për rolin e tij në për të furnizuar zonën me kokainë. Hetimi tregoi se Luciano dhe Pali kishin qenë miq për disa muaj para furnizimit të kokainës në prill 2020.

Pali, 34 vjeç dhe nga Highfield Road, Tipton, Birmingham më vonë u deklaruan fajtorë për komplot për të furnizuar kokainë. Gjini u dënua me 10 vjet e gjashtë muaj burg në Gjykatën e Kurorës në Bristol. Pali u dha një dënim prej shtatë vjet e katër muaj burgim.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb