SARANDË

Detaje të reja janë zbuluar nga aksidenti i rëndë në Sarandë ku një ambulancë u përplas me BMWX5 e targa angleze.

Gazetarja Shpresa Dine raporton për BalkanWeb se  infermierja Adelina Rezvani u thirr në 2 të natës për një lindje. Pasi përfundoi punën, në 4 të mëngjesit po kthehej në shtëpi dhe shoferi i ambulancës, Aleko Kajo, 54- vjec që po e transportonte ka hyrë kundravajtje në një rrugë në kryqëzimin kryesor.

Aty është përplasur me Kosta Kacan, 24- vjeçarin djalë i një biznesmeni në Sarandë.

Rezvani u transportua me helikopter në Tiranë pasi është në gjendje të rëndë shëndetësore, kurse shoferët Aleko Kajo dhe Kosta Kaca janë mirë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb