FUSHË KRUJË

Detaje të tjera bëhen publike në lidhje me plagosjen e sotme të ndodhur në Fushë Krujë.

Gazetarja Dorjana Bezat raporton për “Balkanweb” se babë e bir janë goditur me thikë nga një person, akoma i paidentifikuar.

Tw plagosur me thikw nga ngjarja kanw mbetur shtetasit Shefqet Stafuka dhe Alban Stafuka.

Personi që ende nuk është identifikuar, lëvizte me bicikletë. Të plagosurve nuk iu është marrë ende deklarim, për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.

Deklarimi i tyre nuk është marrë, pasi janë duke u mjekuar në spital.

Shërbimet policore janë duke krehur zonën, për të bërë të mundur identifikimin dhe arrestimin e autorit të ngjarjes.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb