Rreth ores 04 .00 të kësaj të Premteje në lagjen 11 Nentori në qytetin e Elbasanit janë djegur pjesërisht 2 automjete.Sipas burimeve nga vendngjarja janë djegur automjetit tip Volvo AA 123 OD në pronësi të shtetasit Daniel Duka.

Automjeti është dëmtuar në pjesën e përparme dhe automjeti tip Ford fokus me targë AA 993 BN në pronësi të shtetasit Aleksander Bragjecit.

Ky automjet është djegur në pjesën e pasme .Pas sinjalizimit të marrë sherbimi zjarrfikës ka ndërhyrë duke bërë të mundur fikjen e zjarrit , ndërsa policia ka siguruar pamje të kamerave të sigurisë në zonën ku ka ndodhur ngjarja pêr të zbuluar autorët e saj pasi dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: