BalkanWeb zbardh emrat e grupit që funksiononte duke nxjerrë emigrantë ilegalisht drejt BE-së kundrejt fitimit 1000 deri në 2500 euro.

Mirdash Xhani, Iljaz Berisha, Igli Gripshi, Elton Baroka, Arben Ndreka janë të arrestuarit e deri tanishëm në kuadër të operacionit ‘’Danubi’’ në Durrës dhe Fushë- Krujë teksa vijon në Shqipëri dhe jashtë kufijve për 8 të tjerë në kërkim.

Por si funksiononte grupi?

Personat e përfshirë në këtë aktivitet, pajisnin me dokumenta false apo me martesa fiktive dhe leje të tjera klientët dhe i dërgonin për bë vendet e BE-së. Mësohet se personat e pajisur me këto dokumenta të kenë dalë nga disa pika kufitare që do të thotë se nuk përdorej vetëm një pikë për daljen e këtyre personave për të shkuar në BE.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb