Policia italiane zhvilloi një aksion blic në Napoli, Casterta dhe në Grosseto, duke arrestuar gjithsej 17 persona. Të arrestuarit akuzohen për një sërë veprash penale, kryesisht drogë, zhvatje dhe armëmbajtje pa leje. Shumë prej tyre dyshohen anëtarë të klanit mafioz italian Casalesi.

Arrestimet në grupin mafioz Casalesi

Karabinierët kanë kryer arrestimet e 17 personave, të dyshuar si persona që janë marrë me veprimtari kriminale. Të gjithë të arrestuarit konsiderohen si anëtarë të një grupi mafioz. Ata akuzohen për drogë, zhvatje dhe armë. Ndër të arrestuarit janë persona që njiheshin edhe më herët për veprimtaritë e tyre kriminale, që nga trafiku i drogës deri tek vendosja e gjobave për biznesmenë të fuqishëm lokalë.

Të arrestuarit ishin përfshirë në mënyra të ndryshme në veprimtari kriminale si trafiku i lëndës narkotike, tregtia e armëve, por edhe posedimi i pikave të basteve. Ndër të prangosurit janë edhe dy korrierë, që e transportonin drogën dei në Napoli. Vendi nga ku dërgohej marijuana ishte Shqipëria dhe droga ishte dërguar për në shtetin italian me anë të portit të Pulias.

Sa i takon zhvatjeve, në qendër të suleve ishin biznesmenë lokalë nga Aversa, Trentola Ducenta dhe Lusciano. Në një rast, të arrestuarit kishin kërkuar ndaj një biznesmeni 60 mijë euro si gjobë. Italianët e arrestuar ishin të njohur për policinë, ndërsa shumë prej tyre janë pasardhës të njerëzve, që njihen nga komuniteti si përfaqësues të mafies. Ndërsa, mediat italiane kanë publikuar edhe emrat e shqiptarëve të arrestuar.

Shqiptarët e arrestuar dhe të burgosur janë:

Tregim Erceku, i lindur në vitin 1975

Fidai Neziri, lindur në vitin 1980

Altin Neziri, lindur në vitin 1977.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb